Vaji i ullirit në zonën e Roskovecit është shumë cilësor dhe ka ardhur koha që kultivuesit e ullirit në Rroskovec, të kenë markën e zonës së tyre me një produkt të certifikuar sipas standarteve të tregut ndërkombëtar, tha Kryetarja e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e tregut të shitjes që mungon .
Zonja Bufi ka pohuar gjithashtu se në territorin e Kurjanit është krijuar prej një viti nga një grup fermerësh me mbështetjen e Bashkisë Shoqëria e parë e Bashkimit Bujqësor. Fermerët po bëjnë përpjekje me një studio për të hartuar gjithë projektin që është i nevojshëm për krijimin e një pike grumbullimi, për laboratorin përkatës dhe sigurimin ë paisjeve të ambalazhimit të produktit.
Është një domosdoshmëri dhe emergjencë që vaji i ullirit të standartizuar të zërë vendin e vet në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të stimulohet dorëzimi i këtij produkti te grumbulluesit e më pas te eksportuesit, e mbyll intervistën zonja Bufi.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”CEnJjA_LDXA”]
