Vijon në Kosovë gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e sotme dha dëhsminë e tij Valon Lluka personi I parë I kontaktuar nga Naim Murseli menjëherë pas ngjarjes.

Lluka iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria: A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”

Prokuroria: A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret

Dëshmitari: Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet

Prokuroria: A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?

Dëshmitari: Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë

Prokuroria: Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret

Dëshmitari: Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *