Ujëmbledhësat që dikur ndodheshin nën varësi të Bordit të Kullimit të qarqeve, prej afro 10 vjetësh kanë kaluar nën varësi të bashkive që i kanë në teritorin e tyre në bazë të një VKM.
Nga një vëzhgim i kamerës së sonë në disa ujëmbledhësa pjesa më e madhe e tyre nuk funksionojnë më për shkak të prishjes së sistemit të vaditjes ndër vite duke lënë tokat pa vaditje, ndërkohë që një pjesë janë kthyer në rezervate për rritjen e peshkut apo vendqëndrimi i shpendëve të egra.
Në fshatin Vadhizë të Fierit ka pasur dy rezervuare, që nuk ekzistojnë më se janë mbushur me mbetje të ndryshme, pasi nuk janë mirëmbajtuar nga bordet e kullimit të bashkive.
Tre muaj më parë drejt shkatërrimit ka qënë edhe rezervuari i Lalarit në bashkinë Patos i cili nuk mblidhte ujë për shkak të dëmtimit të kaskadës dhe për 3 vjet banorët mbetën pa vaditur tokat. Ndërhyrja e bashkisë në riparimin e tij në muajin tetor të 2023 e ktheu atë funksinal, pohojnë banorët e Lalarit. Tashmë përveç vaditjes së tokave të Lalarit, Krapsit e Plykut aty rritet edhe peshk që shfrytëzohet nga banorë e fshatit Lalar
Nga biseda me banorët e fshatrave mësohet se nëse do të ishin mirëmbajtur nder vite ata jo vetëm do të ishin funksional për vaditjen e tokave, por do të përdoreshin edhe për rritje peshku apo si atraksione turistike për shkak të shpendëve të egra që shkojnë në ta si rosa të egra, shaptore, bajza etj
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”il-C-k3qRmQ”]
