Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme. Sipas informacioneve, arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut.

Kryedemokrati Sali Berisha u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në “arrest shtëpiak”, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në “arrest shtëpie”.

Berisha duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds