Shqipëria ka numrin më të lartë të shtetasve që qëndrojnë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 Ndaj tyre, administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar dëbim të menjëhershëm. Në një dokument zyrtar të departamentit të emigracionit, thuhet se të paktën 1874 shtetas shqiptarë qëndrojnë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifër kjo më e lartë krahasuar me Serbinë që ka vetëm 50 shtetas, Mali i Zi 68 dhe Maqedonia e Veriut 341.

 Këto janë shifrat zyrtare të shtetasve ilegalë që janë identifikuar nga organet kompetente. Qeveria amerikane kërkon që qeveritë e huaja të ndërmarrin hapat e duhur për të konfirmuar fillimisht se këta persona kanë shtetësinë e vendit të tyre e më pas të vijohet me procedurat e intervistave, lëshimit të dokumenteve të udhëtimit në kohën e duhur dhe pranimi fizik i kthimit të shtetasve të tyre me fluturime të planifikuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar edhe disa shtete të cilat nuk janë shfaqur bashkëpunuese në pranimin e emigrantëve të paligjshëm, por Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds