Tre vatra zjarri janë aktivizuar njëkohësisht mesditën e sotme në Fier, në afërsi të kodrave të Vajkanit, në Pishë Poro dhe në kodrat me ullinj e shkurre në Levan, pranë lagjes së romëve. Efektivët zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por më problematike situata u paraqit në lagjen e romëve në Levan. Fillimisht zjarri ka rënë në një kanal anësor e më pas flakët të favorizuara edhe nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjëte zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët që po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre.Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Fier, Zija Hyka, përveç erës së fortë vatrat e zjarrit janë fikur me vështirësi edhe për shkak të terrenit të vështirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds