Maliqi është përballur me një ngjarje të rëndë ditën e djeshme, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe ka marrë 2 jetë. Si pasojë, humbën jetën 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari.  Ndërsa vajza 6-vjeçare e familjes, e cila u gjet jashtë me djegie të rënda, ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq, Sadik Halili tregoi pistat e mundshme të ngjarjes, duke u shprehur se një version është soba me dru, ndërsa tjetra janë disa fije shkrepëse që u gjetën në dysheme. Fqinja që ka dhënë ndihmën e parë Xhemile Kapari ka deklaruar se ishte duke hedhur mbeturinat, kur pa vajzën e mitur teksa qantë në oborrin e banesës që digjej. Duke folur për mediat, Kapari tha se djali ishte i shtrirë barkas në hyrje të banesës, ndërsa trupi i nënës ndodhej brenda në banesën që ishte mbuluar nga tymi pa shenja jete. Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka deklaruar se të gjitha shpenzimet funerale dhe jo vetëm për familjen që u dogj do të mbulohen nga bashkia. Topçiu tha se do të riparohet banesa, teksa do kryhen veprimet emergjente dhe nuk do priten procedurat e zakonshme. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds