Sipërfaqet e tokave të fshatrave Vajkan, Verri, Kallëm i Madh dhe Kallëm i Vogël në Fier nuk po mbillen me perime e zarzavate të stinës, por po lihen djerr ose foragjere, bazë ushqimi për bagëtitë që ua shesin blegtorëve të rretheve malore të tjera dhe kjo për shkak të mungesës së tregjeve, mungesës së subvencioneve nga qeveria, por dhe të fuqisë fuqisë punëtore.
Punëtorët paguhen për 8 orë punë 20 apo 25 mijë lekë. Punoj sezonal në Greqi, thotë një prej tyre ( ai qe po punonte ullinjtë), atje për 7 orë punë merrnin 35 deri 50 euro në vjelje mandarinash.
Të ndodhur në kushte të tilla ku qeveria nuk i subvensionon, puntorë nuk ka sepse nuk paguhen sa duhet dhe kanë emigruar, tregje e shitje nuk ka dhe kjo bën që të ulet pagesa sikundër edhe çminet e larta të plehrave kimike, fermerë rreth 40 % të tokave po I lenë djerr ose poi mbjellin me foragjere.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”jaRMep2Tjjo”]