Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, Policia ka arrestuar në flagrancë 10 persona dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë.
Në pranga kanë rënë shtetasit K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, këta shtetas dyshohet se janë kapur duke hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Si pasojë, janë shkaktuar dëmtime fizike te punonjësit e Policisë, si dhe dëme materiale në godinën e ministrisë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar gjithsej tetë punonjës të Policisë.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. W., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
