Pasi shkroi historinë me Egnatian, duke dominuar totalisht futbollin shqiptar në këto tre vite, Edlir Tetova vendos të largohet nga ekipi rrogozhinas. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Tetova konfirmoi divorcin me Egnatian, duke zbuluar se do të qëndrojë në krye të ekipit deri në fund të këtij sezoni, një vendim jo i lehtë, por i marrë pas disa diskutimeve me presidentin Demrozi:

“Desha të komunikoj që është një vendim që kam marrë për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal që kam marrë dhe për të cilin kam diskutuar me presidentin Demrozi. “Pasardhësi im? Presidenti i zgjuar për zgjedhjen. Sigurisht vit pas viti, duke parë edhe ecurinë e ekipit tonë jemi munduar të bëjmë më mirë si në dalje dhe si në prurje. Kemi fituar 5 trofe dhe kemi qenë absolutë në çdo finale të mundshme. Pasardhësi juaj? Jo nuk kam folur për këtë. Është shumë shpejt. Të dalim pak nga kjo gjendje që jemi. Në rolin e trajnerit dhe ashtu si e sheh presidenti futbollin, besoj se do të bëjë një zgjedhje të zgjuar. Final Four? Për nga ajo që Tetova që mendon për futbollin, është pjesa e mosdorëzimit. Në Final Four do të kërkoj maksimumin për të fituar titullin”, u shpreh Tetova.

Edlir Tetova zbarkoi në krye të Egnatias me 27 janar të vitit 2023. Deri në këtë pikë, në 156 ndeshje në total, Tetova numëron 74 fitore, 43 barazime dhe 39 humbje. Egnatia arriti të fitojë 2 herë titullin kampion në Superligë dhe 1 herë fituesi i Superkupës. Në aspektin personal, Tetova u vlerësua dy herë radhazi si trajneri më i mirë i Superligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds