Ka kaluar në Spak çështja në Lushnjë, ku një person i premtoi 50 mijë lekë dhe i mori kartën e identitetit një personi tjetër. Sipas Prokurorisë Fier, është regjistruar procedimi penal nr.485, datë 13.04.2025, për veprën penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, mbi bazën e informacioneve të marrë nga Komisariati i Policisë Lushnjë.

Pas informacionit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, Prokuroria Fier ka bashkëpunuar me shërbimet e policisë gjyqësore të këtij komisariati, si dhe me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë se, shtetasi M.L., i ka kërkuar dhe marrë shtetasit M.T., kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 (pesëdhjetëmijë) lek, me qëllim për të favorizuar një subjekt politik në zgjedhje.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, policia gjyqësore, nën drejtimin e Prokurorisë Fier, ka kryer arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

Në vijim, Prokuroria Fier ka dërguar në Gjykatë kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit M.L., e cila është miratur nga Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Pas kryerjes së veprimeve të ngutshme procedurale, Prokuroria Fier ka vendosur që çështja t’i kalohet për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme.

Prokuroria Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds