Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC, ka paralajmëruar temperatura që do të arrijnë deri në 40°C.

Këto temperatura që nuk janë fort të zakonshme për qershorin shkaktojnë  probleme për lekurën deri tek kanceri i lëkurës. Dermatologia Elda Ziu tregon disa nga patologjitë më të zakonshme të lëkurës në verë. Ajo thekson që numri i pacientëve çdo vit rritet, pasi edhe ambienti që na rrethon nuk është i pastër.

Dermatologia thotë se rastet më të shpeshta që po has këto ditë janë acarimet e lëkurës pas larjeve në pishinë ku uji është me klor dhe shtim të pacientëve që kanë rënë në kontakt me pemë e bimë të ndryshme.

Dermatologia Elda Ziu këshillon prindërit, por edhe të gjithë qytetarët sesi të përballojnë stinën e nxehtë të verës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds