Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kukës nga ku raportohet se ka dyshime për një person të plagosur. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit. Policia njofton se 29-vjeçari me inicialet E. H., është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, i cili është identifikuar, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NJOFTIMI:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *