Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur një tarifë 10 përqind për mallrat që eksportohen nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama theksoi se Shqipëria, për shkak të volumit të vogël të eksporteve, është në një pozicion komod përballë këtyre tarifave.

Sipas tij, ky vendim nuk do të ketë ndikime të mëdha në ekonominë e vendit, duke shtuar se për Shqipërinë, ky masë nuk paraqet një problem të madh.

Edi Rama: Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është shumë e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë dhe volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Dhe në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim.

Sipas të dhënave të publikuara nga administrata amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë prej 10% për produktet shqiptare, një normë shumë më e ulët krahasuar me shumicën e vendeve të rajonit. Po ashtu, tarifa ndaj Kosovës është e njëjtë, ndërsa për Serbinë tarifa është dukshëm më e lartë, duke arritur në 37%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds