Kontributi dhe roli i bektashinjve në Kongresin e Lushnjës ishte tema e takimit sot në ambientet e Bibliotekës, ku morën pjesë Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe stafi i saj, përfaqësues nga Prefektura Fier, Nënkryetari i Bashkisë Elbasan, përfaqësues nga komunitetet fetare, studiues, historian dhe qytetarë.
Takimi nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe Himnit Bektashian.
Baba Mondi përshëndeti të pranishmit dhe foli për kontributin dhe rolin e pamohueshëm të bektashinjve në Kongresin e Lushnjës.
Më pas Himni i Kongresit të Lushnjë u interpretua nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa në fjalën e saj tregoi në mënyrë të përmbledhur historinë dhe rëndësinë e Kongresit të Lushnjës.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”NFCXTkTkIgk”]
