Kisha ungjillore “Fjala e jetës” me Pastor Doktor Erjon Sylari në vazhdimësi të ndihmave për spitalin e Lushnjës, në bashkëpunim me deputeten Lindita Buxheli dhe mbështetur nga fondacioni “Fara mirësie” bën të mundur dhurimin e një autoambulance për këtë spital nga një shoqatë hollandeze.
Ambulanca ishte shumë e nevojshme për spitalin dhe do të meret me transportin e pacientëve ose me shërbimin e urgjencës, tha Shefja e Urgjencës.
Drejtori i spitalit Landi Ziu u shpreh se ishte e nevojshme kjo ambulancë edhe pse spitali ka 7 ambulanca, 5 në gjendje pune, por të konsumuara. Ai tha se kanë porositur një ambulancë të re që do të vijë vitin tjetër.