Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet e kthimit për fazën cerekfinalë të UEFA Champions League në një përballje me shumë emocione.

Skuadrat spanjolle kanë pësuar disfatë në ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të Champions League ku u konfirmuan dy skuadrat e para që kalojnë në fazën e gjysmëfinaleve.

Në përballjen mes Barcelonës dhe PSG , Katalanasit shënuan të parët, por miqtë përmbysën gjithçka me anë të Dembele, Vitinha dhe Mbappe që shënoi dy herë në fund të ndeshjes. Që në fillim të ndeshjes, katalanasit u detyruan të luanin me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësi Araujo.

Në përfundim, PSG kaloi në fazën tjetër të Champions me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Ndërsa po ashtu surprizë mund të konsiderohet edhe ndeshja mes Borusia  Dortmund dhe Atleticos së Madridit, pasi gjermanët kanë përmbysur rezultatin, duke fituar 4-2. Kështu kualifikohen për në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 5-4.

Dy ekipet PSG dhe Borusia Dortmund të cilat ishin bashkë në grupin e ferrit  do të përballen sërish nsë gjysmëfinale. Kurse mbrëmjenn e sotme  luhen ndeshjet e tjera mes Bayern Munich dhe Arsenalit si dhe Manchester City-Real Madrid, ku pritet të mësohet përballja tjetër gjysmëfinaliste.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”lJobUNlE-tQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds