Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion të përbashkët antidrogë me autoritetet e Finlandës ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me këtë operacion. Dumani deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar dhe bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet finlandeze. Sipas tij arrestimet u kryen pas letër-porosive të mbërritura nga Finlanda, ndërsa hetimet kanë zbuluar aktivitetin e grupeve në trafikun e kokainës, heroinës dhe marihuanës. Komisari për krimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë tha se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar rreth 55 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike. Ai tha se nga hetimi rezultoi se drejtuesit kryesor të këtij trafiku droge ishin shtetas nga Shqipëria. Sipas tij janë sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike e trafikuar nga Spanja dhe Holanda. Më tej bëhet me dije se janë sekuestrua 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë, rreth 100 kg marihuanë dhe disa tableta lëndësh narkotike. Prokurori i SPAK Arben Kraja ka theksuar se hetimi për këtë grup kriminal ka vazhduar për 2 vite rrjesht. Ndërkohë që ka theksuar se ky grup ka përfshirje kriminale nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës. Prokurori i SPAK Alfred Shehu ka theksuar se aksioni anti-drogë është zhvilluar në mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që ka theksuar se gjithsej janë dhënë 11 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre. Po ashtu janë sekuestruat 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenta që kanë të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të grupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds