Këtë të premte Sali Berisha ishte thirrur nga SPAK, në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjen e 21 janarit 2011.

Sipas burimeve nga nga Kuvendi është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.

Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.

Në të tilla kushte është praktikë pune kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.

Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *