Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve policore nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.