Pamje dramatike vijnë nga Kinë, ku një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh ka shkaktuar 26 viktima dhe 61 të plagosur, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi shkaqet e tragjedisë.

Ngjarja ndodhi në provincën Hunan, ndërsa autoritetet ndërhynë menjëherë duke evakuuar banorët në një rreze prej 3 kilometrash nga zona e shpërthimit, për shkak të rrezikut të lartë.

Rreth 500 punonjës të emergjencës u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa për lokalizimin e personave të mbetur nën rrënoja u përdorën edhe drone dhe robotë. Shtatë persona u arritën të nxirren gjallë nga gërmadhat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa ndaj drejtuesve të kompanisë janë marrë masa paraprake, sipas mediave shtetërore. Brenda kompleksit ndodheshin edhe dy depo me barut, çka e shtoi rrezikun për shpërthime të tjera, duke detyruar ekipet të ndërhyjnë me hedhje uji për neutralizimin e zonës.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ishte aq i fuqishëm sa theu xhamat e ndërtesave përreth, duke tronditur komunitetin lokal dhe duke vënë në pah nevojën për masa më të forta sigurie në industri të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds