Një 35-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës pasi është kallëzuar nga një 33-vjeçare. Mësohet se Fabian Dodaj u kallëzua për hapjen e një llogarie në platformën “Tik-Tok”, nëpërmjet së cilës ka fyer 33-vjeçaren dhe familjarët e saj. Gjithashtu Policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin F. D., 35 vjeç banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një 33–vjeçare, se ky shtetas ka hapur një llogari në ‘Tik-Tok’, nëpërmjet së cilës fyen atë dhe familjarë të saj. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 35–vjeçarit, si dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.