Të hënën filloi konkursi i vizatimit “Talenti i vogël” me tematikë “Në nder të flamurit, në nder të çlirimit” me rastin e festave të Nëntorit. Konkursi zgjati 5 ditë dhe në të morën pjesë 15 shkolla 9-vjeçare, rreth 80 nxënës të bashkisë Lushnjë. Aktiviteti u organizua nga Qëndra e Kulturës së Fëmijëve në bashkëpunim me Z yrën Vendore Arsimore Parauniversitare dhe me mbështetjen e bashkisë. Nxënësit punuan 4 ditë në ambientet e QKF për të realizuar punimet e tyre.
Juria pasi pa vizatimet e nxënësve vlerësoi me çmimet fituese piktorët e vegjël më të mirë.
Çmimin e 1 e fitoi Megi Çemeri shkolla “Foto Puka”
Çmimin e 2 e fituan Rebeka Gjata shkolla Barbullinjë, Amarda Paçi shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”
Çmimin e 3 e fituan Shire Greca shkolla “Foto Puka”, Marina Korreshi shkolla “Gafurr Muço”
Çmimin inkurajues e fitoi Florian Kurti shkolla “Irakli Bozo” Golem
