Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në Lukovë.

Sipas burimeve paraprake, zjarrfikësja e Sarandës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka arritur të neutralizojë flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet, turistë të huaj kanë arritur të dalin në kohë dhe kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds