Aktiviteti i radhës për Festat e Nëntorit në vazhdën e aktiviteteve të bukura që ka organizuar shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” është takimi i nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës me shkrimtarët Andrea Liko dhe Niko Ferro për promovimin e librit të tyre “Atdheu nuk duhet vetëm në një ditë”. Ky libër tregon historinë e qytetit tonë dhe ndalet më konkretisht tek tre firmëtarët e  pavarësisë Qemal Mullai, Ferid Vokopola dhe Nebi Sefa emrin e të cilit mban shkolla “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.

Pasi panë disa fragmente të filmit “Nëntori i dytë”, mësueset e historisë prezantuan shkurtimisht librin e dy shkrimtarëve lushnjarë.

Takimi vazhdoi me leximin e pjesëve të librit nga nxënësit dhe me pyetjet që ata kishin përgatitur për shkrimtarët.

Albumi “Kongresi Kombëtar i Lushnjës” me foto dhe histori të mbledhura s nga dy shkrimtarët lushnjarë dhe me kontributin e Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa iu dhurua shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *