Moti i keq me reshje shiu e dëbore ka pushtuar vendin gjatë natës si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. Reshjet e dëborës raportohet të jenë prezente kryesisht në zonat malore, në zonat e thella të Shkodrës, si dhe në Kelmend të Malësisë së Madhe.

Bëhet me dije se dëbora gjithashtu ka zbardhur edhe Pukën, ndërsa bëhet me dije se në disa fshatra të thella ka mungesë të energjisë elektrike. Deri më tani nuk raportohet për probleme me qarkullimin, rrugët kryesore vijojnë të jenë të hapura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds