Fermerët e zonës së “Mallakastrës së butë”  prodhimin e konsiderueshëm të vajit të ullirit të një viti më parë e exportuan nëpërmjet pikës grumbullimit në Dukas të Patosit e cila vetëm në muajin shtator eksportoi 50 ton vaj ulliri drejt tregjeve italiane.

Fermerët e fshatrave Kuqar, Ruzhdie, Margëllirç, Vlosh, Ofiçinë, Visokë etj sasinë e vajit të ullirit të një viti më parë e shitën me çmimin e 5500 lekë të vjetra kilogrami.

Ata pohuan se  kishin pasur super prodhim, por treg nga ana e qeverisë nuk kishin për shitje, çmimet e peticideve ishin  të larta, subvencione nuk kanë patur dhe duke parë që kompani të huaja italiane e greke interesoheshin për grumbullimin e vajit të ullirit e shitën tek ata nëpërmjet grumbullesve shqiptarë.

Nga ana tjetër grumbulluesi Taulant Shpata ka pohuar se ka qënë një bashkëpunim i mirë me firmën italiane.

Sipas fermerëve për këtë vit nuk pritet rendiment i lartë, por vendet  fqinje Greqia, Italia që njihen si vende kryesore të prodhimit të ullirit e të vajit të ullirit kanë pësuar dëme të mëdha nga zjarret e verës dhe kanë hedhur sytë nga vaji i ullirit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds