Prej ditësh kultivuesit e shalqinit në Divjakë vazhdojnë tregtimin e prodhimit të ri që është i mbarë dhe mbulon tregun vendas dhe eksportet për vendet e rajonit e më gjerë. Çmimi në varësi të varietetit aktualisht është nga 24 deri në 30 lekë për kg. Kësaj ecurie pozitive fermerët i druhen me ndonjë bllokim të eksportit siç ka ndodhur sezonet e shkuara, ku pikat e grumbullimit nuk u janë përgjigjur për të tërhequr të gjithë prodhimin. Problematika tjetër prej disa vitesh është mungesa e fuqisë punëtore, por edhe rritja e ofertës së ditës së punës nga punëtorët aktual.
Fermerët i druhen lojës që bëjnë grumbulluesit të cilët në pikun e prodhimit bllokojnë grumbullimin për të detyruar fermerët të ulin çmimin ndërkohë që nuk funksionon asnjë lloj mekanizmi shtetëror në ndihmë të fermerëve
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”vpACdmZzf_4″]
