Sëmundjet renale në Fier janë rritur ndjeshëm. Statistikat flasin për 1200 pacientë të kartelizuar gjatë vitit 2024, nga të cilët 75 kanë nevojë për transplant renal ndërkohë që 120 prej tyre trajtohen me hemodializë. Sipas nefrologes në Spitalin Rajonal Fier, Shpresa Stase , grupmosha më e prekur  eshtë mbi 60 vjec , kryesisht të sëmurë kardiakë, diabetikë apo të prekurit nga infeksionet e traktit urinar.

Ndër shkaqet që cojnë në keqfunksionimin e veshkave renditen  jeta sedentare, kequshqyerja, përdorimi i alkolit, etj, ka pohuar mjekja nefrologe teksa ka theksuar se depistimi është tepër i rëndësishëm për ta kapur sëmundjen në fazën fillestare.

Teksa ka theksuar se numri i të prekurve nga sëmundjet renale përgjatë vitit 2024 arriti në 1200, Stase ka përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj sëmundjeve të veshkave edhe nëpërmjet një diete ushqimore. Muaji mars shënon edhe muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit të veshkave nisur nga rëndësia që menaxhimi i kësaj sëmundjeje ka për cilësinë e jetës, ndërkohë që sipas studimeve të fundit deri në vitin 2040 parashikohet që kjo sëmundje të jetë shkaku i 5- të kryesor i vdekjeve në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *