Një incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një përplasje verbale me tone të larta mes një avokati dhe një punonjësi sigurie ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Sipas burimeve, incidenti ndodhi gjatë ditës së sotme, kur avokati Redi Llanaj është përfshirë në një debat të ashpër me një efektiv sigurie brenda godinës së gjykatës.

Situata ka eskaluar në atë pikë sa oficerët e policisë janë thirrur dhe kanë shoqëruar të dy personat për të dhënë shpjegime në komisariat.

I kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, avokati Llanaj mohon të ketë goditur punonjësin e sigurisë. Ai ka thënë se po jep shpjegime në Polici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *