Kryeministri Edi Rama priti në tapetin e kuq në sheshin “Skënderbej” liderët e shteteve dhe organizatave pjesëmarrëse në samit. 

"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Samiti i Komunitetit Politik Europian mbahet ditën e sotme në Tiranë. Rreth 50 liderë shtetesh dhe qeverish nga mbarë Evropa do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar mbi sfidat më të mëdha me të cilat po përballet kontinenti.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,
"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Pjesëmarrës më Samit do të jenë Kryeministri britanik Keir Starmer, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Kreu i NATO-s Mark Rutte, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Samiti do të bashkëdrejtohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,
"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Nën moton “Evropa e Re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ky forum politik synon të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre jashtë tij, si një platformë e hapur për dialog.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,
"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Diskutimet e samitit do të zhvillohen rreth tri tryezave tematike, të cilat reflektojnë orientimin strategjik të Evropës përballë krizave aktuale dhe të ardhshme.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,
"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Një nga temat kryesore është siguria, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën dhe përpjekjet për të forcuar kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të kontinentit.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Liderët do të shqyrtojnë gjithashtu se si të mbrohen demokracitë evropiane nga ndërhyrjet e jashtme, përmes qendrueshmërisë institucionale dhe rritjes së transparencës. Një tjetër bosht i rëndësishëm i diskutimit është ndërtimi i një Evrope më konkurruese dhe të qendrueshme ekonomikisht.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Kjo përfshin angazhime për investime strategjike, nxitjen e zhvillimit teknologjik, si dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt energjive të pastra.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Tema e tretë e samitit në axhendën e Tiranës lidhet me sfidat e mobilitetit dhe fuqizimin e të rinjve.

"Europa e Re në një botë të re: unitet,

Në një kohë kur migracioni mbetet një çështje e ndjeshme në shumë vende, diskutohet nevoja për politika të harmonizuara që mundësojnë lëvizje të sigurt dhe të rregullt të fuqisë punëtore brenda kontinentit, duke parandaluar fenomenin e emigracionit të parregullt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds