Ditën e djeshme në seancën parlamentare është zhvilluar një debat mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe deputetit socialist Erion Braçe për problemet që hasin bujqit në vend. Korreshi i ka kërkuar qeverisë Rama që kur të takojnë fermerët të mos shkojnë vetëm për të bërë selfie. Sipas tij në Lushnjë tollonet e naftës u shpërndanë 1 ditë para zgjedhjeve.