Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar problematika në disa zona. Raportohet se si pasojë e reshjeve intensive një masiv inertesh ka rrëshqitur dhe ka bllokuar rrugën Theth-Ndërlysaj. Gurët dhe uji ka vërshuar në rrugë duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Raportohet se masivi i gurëve ka bllokuar gjithashtu edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Firmat kontraktuese po punojnë për lirimin e aksit rrugor. Momentalisht rruga është e aksesueshme, por vetëm në njërin aks.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds