Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë nê Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”.

Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të ndryshme të vendit përshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Matin, Lushnjën, Delvinën, Ersekën dhe Fierin. Kryebashkiakja Majlinda Bufi tha se këtë vit Roskoveci u kthye në një qytet ngjyrash dhe në  shtëpinë  e pritjes së komunitetit rom  nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm.

Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin artistik të Ermina Redjepovës, e cila e ka vlerësuar këtë festival të kërcimeve, muzikës dhe veshjeve tradicionale të këtij komuniteti si një ogur shpresëdhënës , për t’u kthyer në traditê dhe për të ndihmuar në integrimin e këtij komuniteti.

Ndërkohë përfaqësuesi i qytetit tê Klosit ka pohuar se tashmë ky festival duhet të kthehet në traditë.

Besmir Dalipi një prej spektatorëve të ardhur nga Berati, mes emocionesh pohon se aktivitete të tilla ndihmojnë për t’u ndier të barabartë ndaj ẽshtẽ shumẽ e rëndëdishme që të kthehen në traditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds