Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po rinumëron 42 kutitë e qarkut të Dibrës.

42 kutitë do të hapen për rinumërimin e votave të PD- ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.

Në një kuti Gjunkshi rikuperoi 7 vota, ndërsa i ishin shënuar zero.

Kutitë e Dibrës hapen me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet. Ai ka pretendime se vota e tij është trafikuar.

Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e  mbyllur në këtë qark.

Gjunkshi vjen pas Përparim Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds