Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale nga procesi i punës në zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Rama shkruan se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ndërsa deri më tani ka përfunduar 50% e realizimit fizik. Ai shton se kjo është faza e dytë e punimeve.

“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds