Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste.

I pyetur nga gazetarët, Berisha nuk e komentoi direkt përmbajtjen e deklaratës, por sugjeroi të krahasohen qëndrimet e mëparshme të diplomacisë amerikane për zgjedhjet në Shqipëri dhe në vende të tjera.

“Ambasada përgëzoi popullin shqiptar. Tani, çfarë sugjerimi kam unë? Lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për të kuptuar më mirë cili ishte thelbi i kësaj deklarate. Lexoni atë të vitit 2021. Lexoni pak disa nga deklaratat e Sekretarit të Shtetit Rubio për zgjedhjet në disa vende të botës dhe do ta kuptoni çfarë përfaqëson ajo deklaratë,” tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds