Kryeministri Edi Rama me një deklaratë të ashpër ka kërcënuar prindërit por dhe studentët që janë pjesë e protestave.
Ai tha në një takim me policët se do të paguajnë fatura të majme të gjithë ata prindër që lënë fëmijët e mitur në protestë, apo dhe penalizime për studentët.
“Kush i është vënë këtij plani, do ta paguajë. I them familjeve të atyre të miturve, do të paguani, në rast se nuk do të mbani përgjegjësi për ata fëmijë. Nëse nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve, dhe nuk bëni rolin e mburojës së atyre që janë pas, fatura financiare do ju ndjek deri në fund. Ju them studentëve që ikin nga shkolla për të dhunuar policinë, s’do të kthehen në shkollë normalisht pa pasoja administrative për ta. Nuk do të ketë arsim falas për ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë.”, tha ai.
