Prej 10 ditësh në mbarë vendin dhe nga shqiptarët e diasporës, po zhvillohen protesta të qytetarëve kundër zhvillimit të projektit të në zonën e Zvernecit në Vlorë. Protestat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjatë një konference për shtyp me 23 gazetarë të mediave të Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama u shpreh se në Zvërnec nuk ka një projekt të miratuar zhvillimi.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të huaj, kryeministri Edi Rama tha se bëhet fjalë vetëm për një proces dhe shprehje interesi nga një kompani private për një pronë private, dhe jo për një projekt të aprovuar nga institucionet.

“Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie ndaj një protestuesi, në kufirin e tokës për të cilën po flasim prej më shumë se një jave. Për këtë episod janë marrë masat më të ashpra: roja u arrestua, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe për njësinë që ishte në terren është vënë nën hetim, ndërsa kompanisë iu hoq licenca.

Ky akt dhune çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin e pronës dhe projektit.

Më pas, çështja u zgjerua dhe përfshiu gjithçka. Është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve, edhe për mua, numrat janë mjaft modestë.

Nuk ka projekt. Nuk ka të bëjë me mua apo me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar sesi gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra të mëdha, që nuk janë vetëm brenda kufijve, por në mbarë platformat”.

Rama theksoi se pronarët privatë kanë të drejtë të zhvillojnë marrëveshje brenda kuadrit ligjor dhe se kjo nuk përbën vendimmarrje shtetërore për ndërtim.

“Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme, nuk është i njëjti projekt. Publikohet në rrjete ishulli, gardhi, që janë të neveritshme. Që aty ka një kryeministër që po shet vendin, që i shërben oligarkëve, është e neveritshme.

Kompania është e krijuar, shprehja e interesit është e pranishme dhe marrëveshja është private. Nuk njoh ndonjë vend demokratik që i ndalon privatët të lidhin marrëveshje.

Çdo privat në këtë vend ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur një gardh në pronën e tij. Të luftojmë kundër gardheve të pronave private? Çfarë do të thotë kjo?”, iu përgjigj rama gazetarëve të huaj. Kryeministri Edi Rama nënvizoi se debati publik është ndikuar nga keqinformime dhe interpretime të pasakta mbi natyrën e procesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds