Tha ‘’Rama ik’’ se duhet në këto raste, gjithmonë na duhet një hudhër Edi Rama u ndal këtë të martë në Kamëz, ku u hspreh i bindur se PS do të sigurojë një rezultat spektakolar në 11 Maj në këtë zonë. duke parë ju dhe duke parë këtë energji këtu, që në Kamëz ne kemi gjithë mundësinë të marrim një rezultat spektakolar. Pastaj patjetër vjen dhe pjesa tjetër, qytetarë të barabartë të Europës patjetër, por nga ana tjetër tanimë nuk është aspak diçka e pamundur që të imagjinohet që Kamza të bëhet si Tirana në çdo aspekt. Kryesocailisti kërkoi nga të parnishmit që të insistojnë edhe tek miqtë e tyre që të votojnë Partinë Socialiste. mos i merrni këto zgjedhje si diçka që thjesht ju duhet të bëni detyrën dhe të shkoni të votoni. Të gjithë përpiquni të bëni pak më shumë se kaq dhe mos shkoni vetëm, po të merrni të paktën dhe një tjetër që sot, tani që flasim, nuk e ka ndarë mendjen, të paktën një tjetër. Ndërsa të gjitha ato goca që janë këtu, që kanë simpatizantë ose të dashur, që janë me bindje të tjera duhet t’i vëni kusht, duhet t’i thonë, dëgjo: “Ti më pëlqen mua, po unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaj, se ndryshe të dy qytetarë europian, jo vetëm kamzali”. Kështu që ajo që pres prej teje është të vish me mua, edhe të votosh si mua. Rama tha se kjo do të jetë fitrja e 10 e PS me notën 10.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds