Kryeministri Edi Rama njofton për përfundimin e punimeve në dy vepra kyçe të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë.

Këto projekte sigurojnë ujitjen e mbi 8,500 hektarëve tokë bujqësore në bashkitë Kurbin dhe Lezhë.

Aktualisht po përfundohet kolaudimi i rrjetit ujitës për funksionim të plotë. Ky sistem i ri pritet të përmirësojë ndjeshëm eficiencën e përdorimit të ujit në bujqësi dhe të mbështesë zhvillimin rural në këtë zonë.

Postimi i Kryeministrit Edi Rama:

Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës🤝

*Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds