Raiffeisen Bank vazhdon të tregojë angazhimin e saj të qendrueshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin lushnjar, duke dhuruar një pajisje ECHO të teknologjosë së fundit, urgjencës së spitalit bashkiak “Ihsan Çabej”. Ky investim do të ndihmojë stafin mjekësor në ofrimin e shërbimeve më të sakta dhe në kohë për mijëra qytetarë që drejtohen për ndihmë mjekësore çdo ditë në këtë spital.
Raiffeisen Bank gjithashtu ka investuar në rikonstruksionin e urgjencës së spitalit në vitin 2020, pasi siç shprehet Christian Canacaris CEO i Raiffeisen Bank në Shqipëri “Mbështetja e sistemeve shëndetësore është një prioritet i bankës sonë. Nuk është hera e parë që mbështesim këtë spital me teknologjinë më të re dhe do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin me projekte në bashkëpunim me ministrin dhe kryebashkiaken”.
Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se Raiffeisen Bank solli një lajm të mirë me dhurimin e ECHO të teknologjisë më të fundit që ndihmon qytetarët e Lushnjës.
Shefja e Urgjencës së spitalit Lushnjë falenderon Raiffeisen Bank duke thënë se aparati ECHO ishte një urgjencë dhe domosdoshmëri për këtë spital. ECHO përfshin të gjitha llojet e ekzaminimeve dhe ndodhet 24 orë i instaluar në urgjencë.
Raiffeisen Bank do të vazhdojë të mbështesë nisma dhe projekte që kontribuojnë në zhvillimin e qendrueshëm të shoqërisë, me një fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shëndetit të qytetarëve.
