Bashkia Lushnjë përveç një organizimi të thjeshtë me nxënësit e shkollave për të nderuar ndarjen nga jeta të ikonës së kinematografisë dhe zonjës së madhe lushnjare Margarita Xhepa, nuk organizoi asgje tjetër ku tu mundësonte qytetarëve lushnjarë dhënien e lamtumirës së fundit idhullit të tyre dhe bashkëqytetares së tyre. Bashkia u mjaftua vetëm me një njoftimi në rrjetin social facebook, për homazhet që u zhvilluan sot në ambientet e brendshme të Muzeut Historik.
Qytetarët nuk kishin dijeni për homazhet sot dhe u shprehën të lënduar që iu mohua kjo mundësi.