Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, ndaluan në rrugën Berat-Dimal, automjetin me drejtues shtetasin Mariglen Resulaj, 31 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit M. R, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds