Mbrëmë dy forcat kryesore politike PS dhe PD deklaruan kandidatët për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 11 majit për kuvendin e ri. Për qarkun e Fierit, PS do të përfaqësohet në garë nga këta kandidatë për deputetë në listën e sigurtë:
1.Belinda Balluku
2.Erion Mile
3.Petrit Malaj
4.Kiduina Zaka
5.Ana Nako
Kurse PD do të garojë me kandidatët për deputetë në listën e mbyllur:
1.Gazment Bardhi
2.Luan Baçi
3.Brunilda Haxhiu, përfaqësuese e Partisë së Lirisë.
4.Saimir Korreshi
5.Eduart Sharka
Pakënaqësi për emrat e listave janë shprehur nga opinioni publik, por edhe nga deputetët aktualë dhe kandidatët që garuan në primare. Emër i lakuar në listën e hapur të PS qarku Fier është Ceno Klosi, pasi është nën hetim nga SPAK.
Kurse për Listën e PD pakënaqësi ka shprehur deputetja aktuale e PD-së e Divjakës, Dhori që në një postim në rrjetet sociale shpreh zhgënjim për mospërfaqësimin e Divjakës në listën e mbyllur dhe mospërfaqësimin e grave në PD.
Gjithashtu e zhgënjyer ka mbetur edhe Elisabeta Rredhi po kandidate në Divjakë e cila doli e para në primare.
