Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate në Fier, kurse  Partia Demokratike me Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 4 mandate. Kutitë me votat nga diaspora nuk e ndryshojnë këtë rezultat, pasi diferenca e votave mes PS dhe PD është e lartë.

Zvkryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja politike për qarkun e Fierit Belinda Balluku ka falenderuar elektoratin socialist: Faleminderit me zemër❤️ për lumin e votave që dhatë për Partinë Socialiste.🌹. Shpresoj t’jua shpërblejmë gjithçka me punë dhe përkushtim.

Falenderoj të gjithë trupën që administruan zgjedhjet në Qarkun e Fierit për profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre, pavarësisht orëve të gjata. 🙏

Ndërkohë edhe drejtuesi politik i PD Gazmend Bardhi edhe pse në pozitat e humbësit të zgjedhjeve ka falenderuar elektoratin dhe mbështetësit e PD: Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar, sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds