Mëngjesin e sotëm përfundoi numërimi për votat prefereniale në dy KZAZ-të 55 dhe 56 të bashkisë Lushnjë.
Kandidati më i votuari nga radhët e PS doli Asflorial Haxhiu me 9829 vota, i ndjekur nga Elton Korreshi me 5271 vota, Maldrita Bardho 3042 vota, Përparim Arapi 1815 vota.
Ndërsa nga kandidatët e PD më i votuari ishte Gentian Çela me 6441 vota, kurse të gjithë kandidatët e tjerë morën nën 500 vota.
Ndërkohë vazhdon numërimi në bashkinë e Divjakës dhe Fierit dhe deri tani janë 3 kandidatë të PS që marrin mandatin e deputetit, Asflorial Haxhiu, Elton Korreshi dhe Maldrita Bardho.
Ndërsa janë duke u numëruar votat e diasporës, PD rrezikon mandatin e 4 në listën e mbyllur, deputetin Saimir Korreshi, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do edhe rreth 500 vota që të marr 1 mandat në qarkun e Fierit.