Edhe sot vazhdoi protesta e Rithemelimit para godinës së Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Kryetarit Veliaj në lidhje me aferën 5D.
Protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës kanë gjuajtur me mollë dhe vezë fillimisht drejt godinës, më pas edhe me Molotov në derën e bashkisë. Policët dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin.
Protestuesit e zemëruar rrëzuan gardhin metalik te bashkia e Tiranës dhe u përplasën me policinë, ndërsa këshilltarët tentuan që të hynin brenda Bashkisë, por janë ndaluar nga policia.
Opozita kishte kërkuar leje që protesta të zgjaste deri në orën 20:00, por u mbyll shumë më herët.
Kujtojmë se përfaqësuesit ndërkombëtar në vendin tonë dënuan dhunën sipas tyre të përdorur në protestën e mëparshme, ku opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me policinë.
Protesta e radhës u njoftua për të premten e ardhshme.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MbRlAhiNFmE”]
