Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia ka zbuluar një qendër masazhesh, ku dyshohet se ushtrohej prostitucion. Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, që administronte qendrën, ndërsa janë proceduar edhe dy shtetase të huaja. Gjithashtu materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policsë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.
