Viktima dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën.
Pronari i një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit në fshatin Barbas në Petrelë është arrestuar pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 dhjetor në fabrikë.
Viktima dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
